Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Gexha shpreh ngushëllime për vrasjen e shtatzënës mbrëmë në QKUK - Philoshea

Gexha shpreh ngushëllime për vrasjen e shtatzënës mbrëmë në QKUK


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha para se të nis të shpalos projektet dhe planin për buxhetin e vitit 2023 ka shprehur ngushëllime për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë që ka ndodhur mbrëmë para Klinikës së Gjinekologjisë.

Këto komente ajo i bëri gjatë raportimit para Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ku po mbahet seanca dëgjimore për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Gexha-Bunjaku tha se për vitin 2023 ka rritje të buxhetit prej 27.62%.

Ajo tha se për listën e barnave esenciale është rritur buxheti për 89%, pasi janë ndarë 21 milionë euro për këtë çështje.

Ajo shtoi se do te rrisin investimet kapitale dhe po ashtu numrin e inspektorëve edhe për rreth 40 inspektorë me qëllim që të shumëfishohen inspektimet.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu tha se buxheti për viti 2023 është 10 milionë më tepër me thekst të veçantë ka rritje të buxhetit për listën e barnave esenciale.

Ajo tha se modernizimi i hapësirave dhe funksionalizimi i tyre është synimi i ShSKUK-së për vitin 2023.

Derisa si projekt ajo përmendi bunkerin për aksilerator-infeksione dhe spitalin ditor.

Sipas saj, risi është funskionalizimi i shërbimit të IVF-së dhe aktvizimi i njësisë spinale, si shërbime të reja që nuk janë ofruar në institucionet shëndetësore publike.

Sa i takon rezonancave magnetike ajo tha se në vitin e ardhshëm synojnë funksionalizimin e këtyre aparaturave por problem Zejnullahu theksoi trajnimin e profesionistëve.

  /TV Arbëria

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *