Fillon spektakli i famshëm i dashurisë, Luana Vjollca shpalos disa detaje: Do të zgjasë tre muaj

By admin Sep 4, 2023

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Ka filluar njëri prej spektakleve të dashurisë më të ndjekur në botë, e që për herë të parë ka ardhur edhe në Shqipëri.

“Love Island Albania” po prezantohet nga moderatorja e njohur Luana Vjollca, e cila foli disa minuta para nisjes së spektaklit, ku shpalosi detaje për ecurin e projektit.

“Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar. Kjo është vila më luksoze që ka parë ky program kudo në çdo vend të botës që është prezantuar më parë. Kjo është hera e parë për mua që jam në terren, e jo në një skenë si jam mësuar.”

Gjithashtu Luana tregoi se çifti fitues përveç dashurisë, do t’i merr edhe 50 mijë euro.

“Kemi pasur shumë aplikime. Do të zgjasë për rreth tre muaj në platformen televizive, kështu që patjetër do të ketë një çmim. TvKlan ka vendosur që të jetë 50 mijë euro”, u shpreh Luana.

By admin

Related Post