Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Fillojnë pagesat e para për subvencionimit të librave shkollor, 43% e popullsisë nuk mund të përballojnë shpenzimet shkollore - Philoshea

Fillojnë pagesat e para për subvencionimit të librave shkollor, 43% e popullsisë nuk mund të përballojnë shpenzimet shkollore

By admin Sep 1, 2023

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Gati gjysma e popullsisë e ka të pamundur të sigurojë 80 euro për blerjen e librave për fëmijët

Drejtori i institutit GAP, Agron Demi, ka përmendur disa statistika interesante, të cilat tregojnë varfërinë e qytetarëve të Kosovës

Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Demi përmes një stausi në Facebook, ka thënë se gati 43% e popullsisë nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 €

Ministrja ka njoftuar poashtu se numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë.

Në këtë mënyrë, sipas tij, gati gjysma e popullsisë e ka të pamundur të sigurojë 80 euro për blerjen e librave për fëmijët.

“Sipas ASK, 43% e popullsisë nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 €. Këtë javë, gati gjysma e popullsisë e ka të pamundur të sigurijë së paku 80 euro për me i ble librat për fëmijët. Unë, që e paguhem mbi rrogën mesatare në Kosovë, nuk i kam 80 euro në fund të muajit. Asesi nuk po mundem me kuptu “logjikën” e kësaj Qeverie!”, ka shkruar Demi.

Ndryshe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht për furnizim me tekste shkollore.
“Sot kemi përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore e që janë mbi 81 mijë përfitues.
Numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë dhe pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.

Nga të gjitha këto aplikime, janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme.

Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore.

Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve” thuhet në njoftimin

By admin

Related Post