Federata gjermane ende larg arritjes së marrëveshjes me Nagelsmann

By admin Sep 19, 2023

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Julian Nagelsmann raportohet se po heziton të marrë detyrën e përzgjedhësit të Kombëtares së Gjermanisë.

Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) ka zhvilluar bisedimet e para me trajnerin gjerman, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur,
Sipas “Kicker”, problemi kryesor po qëndron te paga e Nagelsmann.

DFB i ka ofruar atij 4 milionë euro, ndërsa paga e tij në ish-klubin Bayern Munich, është 7 milionë euro. Kjo pagë ende po i paguhet nga “Bavarezët”.

Për të provuar dhe adresuar këtë çështje, përfaqësuesit e 36-vjeçarit thuhet se kanë parë mundësinë e pagesës së largimit nga Bayerni, por klubi nuk është i interesuar për idenë.

Te kampionët në fuqi gjermanë besojnë se nuk është problemi i tyre kur bëhet fjalë për Nagelsmann dhe DFB-në, që po përpiqen të arrijnë një marrëveshje.

Nëse Federata gjermane dështon të nënshkruajë me ish-trajnerin e Leipzigut, ka opsione të tjera më të lira në dispozicion për ta.

Dy emrat e raportuar janë Louis van Gaal dhe Stefan Kuntz.

By admin

Related Post