“Errësirë ​​në Serbi, pa media të lira”- Dy televizione ndërprejnë transmetimin


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Dy medium në Serbi janë vendosur në zi. Televizionet N1 dhe Nova S, kanë ndërprerë transmetimin e të gjitha programeve.

Prej mesnatës së 6 dhjetorit, televizionet Nova S dhe N1 transmetojnë një emision televiziv me ekran të zi ku në vend të programit të rregullt është shkruar “Errësirë ​​në Serbi, pa media të lira”.

Pas mesnate, këto dy televizione që veprojnë në kuadër të United Media publikuan të njëjtin mbishkrim në rrjetet e tyre sociale, por pa shpjeguar se për çfarë konkretisht bëhej fjalë./TV Arbëria

 

By admin

Related Post