E moshuara u rrah para 3-4 ditësh, a u mundua qendra “Orenda” ta fsheh rastin me këtë vendim

By admin Nov 2, 2022

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Familjarët e të moshuarës kanë zbuluar se si qendra për përkujdesjen e të moshuarve, “Orenda” në Pejë, është munduar që të mashtrojë.

Pasi publikimit të videos ku një e moshuar rrihej dhe dhunohej psiqikisht nga infermieret e kësaj qendra, “Orenda” publikoi një vendim, i cili mban datën 1 nëntor.

Pas arrestimit të dy punonjësve të kësaj qendre, “Orenda” publikoi një vendim për suspendimin e katër infermiereve, ndërsa e quajti vetëm “sjellje të pahijshme” dhunën e ushtruar mbi të moshuarën.

“Arsyetim : Pas njoftimit per sjelljet e pahijshme to punetores A. P. ( ushtrim i dhunes ndaj ban banueses ne kohen e kujdestarise) merret Vendimi si me larte A.P. suspendohet nga puna per vepren e here ,ndersa A. R., R. K. dhe G. N. per faktin se kane gene ne nderrim bashk me A.P. por nuk e kane lajmeruar rastin tek pergjegjesi. Masat tjera do to mirren pas hetimit nga policia e cila eshte e njoftuar dhe po mirret me rastin!”, thuhet në vendim.

Por një familjar i të moshuarës, tha para gazetarëve se rasti i cili u bë publik sot, ka ndodhur “para 3-4 ditësh”.

Ai tha se e moshuara vuan nga sëmundja e alzheimerit dhe nuk ka mundur t’i tregojë asgjë për rastin vajzës së saj, për të cilën tha se e kishte vizuar nënën “disa herë në javë”.

By admin

Related Post