Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Dreshaj kërkon mbështetjen për largimin e kushtit për 15 vjet përvojë pune për pensionim - Philoshea

Dreshaj kërkon mbështetjen për largimin e kushtit për 15 vjet përvojë pune për pensionim


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të Kuvendit për nisëm e tyre legjislative për plotësim-ndryshimin e Ligjit të skemës pensionale, që parasheh heqjen e kushtëzimit të 15 vjetëve përvojë pune për të gëzuar pension të plotë kontributdhënës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të Kuvendit për nisëm e tyre legjislative për plotësim-ndryshimin e Ligjit të skemës pensionale, që parasheh heqjen e kushtëzimit të 15 vjetëve përvojë pune për të gëzuar pension të plotë kontributdhënës.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj duke e quajtur ligjin aktual si diskriminues tha se qytetarët e Kosovës që kanë kontribuar me vite nuk po e gëzojnë pensionin e plotë.

Dreshaj: Neni 8 duhet të largohet me urgjencë, kërkojmë mbështetje

“Është një ligj diskriminues, një ligj i cili qytetarët e vendit që kanë kontribuar me vite nuk e gëzojnë më të drejtën që të shkojnë kontributet e tyre në pension meritor. E themi këtë për shkak se neni 8, pika 2 e këtij ligji sanksionon në mënyrë të prerë që kush nuk posedon 15 vite deri më 1 janar 1999 nuk e gëzon të drejtën e pensionit të plotë kontributdhënës. Ky nen duhet të largohet me urgjencë për shkak se nga viti i kaluar asnjë punëtorë i Kosovës nuk shkon në pension kontributdhënës qoftë për 1 ditë apo 1 javë që nuk e plotëson 15 vjetshin. E themi me qëllim që të bëjmë apel tek të gjithë deputetët qofshin të pozitës apo opozitës që të mbështesin këtë ligj për të mirën e vendit në këto ditë të vështira të krizës”, u shpreh ai.

Kjo nismë legjislative e cila është iniciuar nga AAK, siç tha Dreshaj, kërkon mbështetjen me qëllim që të largohet kjo padrejtësi që po u bëhet qytetarëve në Kosovë.

Dreshaj: Kërkojmë mbështetje ta largojmë këtë padrejtësi

“Kjo nismë legjislative e nisur nga deputetët e AAK-së e cila është bërë më datën 13.05.2022 të gëzojë mbështetjen e komplet Parlamentit me qëllim që kjo padrejtësi e bërë të largohet njëherë e përgjithmonë“, theksoi Dreshaj. /TV Arbëria 

By admin

Related Post