Ditë historike sot për Leo Messin, ka një motiv shtesë për fitore ndaj Australisë

By admin Dec 3, 2022 #Argjentina #Australi #Leo Mesi

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Një tjetër ditë historike për Leo Messin. Ylli 35-vjeçar argjentinas po përgatitet të luajë sot, kundër Australisë, ndeshjen e 1000-të të karrierës së tij si profesionist.

Një rekord i arritur vetëm nga një lojtar argjentinas, Javier Zanetti, i cili e përfundoi karrierën e tij me 1102 ndeshje dhe kur ishte 40 vjeç.

 

Kështu Messi i bashkohet dy futbollistëve të tjerë ende aktivë, të cilët gjithashtu kanë kapërcyer një mijë sfida të karrierës profesionale: Dani Alves (39 vjeç) dhe… Cristiano Ronaldo (37), i cili arriti atë pikë në mars 2020.Nga 999 ndeshje të luajtura deri më tani, 778 ishin me skuadrën e Barcelonës, 168 për kombëtaren e Argjentinës dhe 53 me fanellën e PSG-së. Theksi tek numri i paraqitjeve në ndeshjet në fazat finale të Botërorit, ai sot do ta bëjë sfidën 23 në total, pasi tashmë ka kaluar në këtë kapitull Maradonën, i cili ka luajtur 21 ndeshje në Botëror.  /TV Abrëria

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *