Deri tani 80 policëve serbë iu është pranuar dorëheqja, për tjerët vazhdon procesi


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Nga PK-ja kanë bërë të ditur se deri tani 80 zyrtarëve serbë të Policisë së Kosovës që kanë shërbyer në veri iu është pranuar dorëheqja dhe të njëjtit janë njoftuar për vendimet rreth kësaj.

“Pas pranimit të pakove të dorëheqjeve nga punonjësit policorë, Policia e Kosovës sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë Ligjin për Policinë Nr. 04/L-076, Ligjin Nr. 03/L-212 i Punës, Udhëzimin Administrativ Nr.01/2021 për Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, Udhëzimin Administrativ Nr.04/2019 për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës si dhe procedurave standarde të operimit, ka vazhduar trajtimin dhe shqyrtimin e të gjitha njoftimeve/kërkesave për dorëheqje. Referuar analizës së pakove të dorëheqjeve nga PK-ja dhe informacioneve zyrtare të pranuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) lidhur me rastet e hapura penale/apo administrative në proces, ka rezultuar se tetëdhjetë (80) zyrtarëve të përfshirë në listën e njoftimit të dorëheqjeve iu është pranuar dorëheqja. Ndaj të njëjtëve ka vazhduar procesi i njoftimit dhe lëshimi i vendimit mbi dorëheqjen”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, në njoftimin e PK-së thuhet se për dorëheqje e tjera është duke vazhduar procesi i analizës dhe shqyrtimit dhe të njëjtit do të ftohen për kompletimin dhe vazhdimin e procedurave të mëtejme

“Procesi i pakove të dorëheqjeve për punonjësit e tjerë është duke vazhduar sipas procedurave dhe afateve ligjore në fuqi, të njëjtat janë në proces të analizës dhe shqyrtimit, përderisa punonjësit e tjerë në proces, do të ftohen për kompletimin dhe vazhdimin e procedurave të mëtejme. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, ku për të gjitha procedurat e mëtejme rreth këtij procesi do t’iu mbajë të informuar”, thuhet më tej në njoftim.  /TV Arbëria 

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *