Deputetja e PDK-së i reagon Konjufcës: “Marrëveshjet” e Thaçit kanë me ju dalë të mira, veç iu duhet kohë me i kuptu

By admin Sep 17, 2023

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryekuvendarit Glauk Konjufca, i cili mbrëmë ka thënë se e kanë menduar si “deal” të mirë që pa ia shtuar Kosovës asnjë barrë shtesë nga Marrëveshja e 2013-ës të merret njohja de-facto nga Serbia.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se VV-së të gjitha marrëveshjet e Thaçit kanë me iu dalë të mira.

Sipas Musliu-Shoshit do t’iu duhet kohë derisa ata t`i kuptojë se këto marrëveshje janë të mira.

““Deal-at “ apo në shqip “marrëveshjet” e THAÇIT kanë me ju dalë të mira, siç po thotë Glauku, veç iu duhet kohë me i kuptu. Siç po duket, për Kosovën do të bëhet vonë. Fatkeqësisht!”, ka shkruar ajo.

By admin

Related Post