Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
“Daily Mail” raporton për suImin ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve - Philoshea

“Daily Mail” raporton për suImin ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve

By admin Nov 3, 2022

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Gazeta britanike“Daily Mail”ka shkruar për suImin ndaj të moshuarës që ndodhi në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.

Pamjet se si infermieret suImuan një të moshuar me Alzheimer bën bujë.

Tri infermiere u arrestuan në lidhje me rastin.

“Ky është momenti shokues kur një e moshuar në një shtëpi të pleqve në Kosovë goditet me shuplakë vazhdimisht nga një infermiere. Në video që është shpërndarë në rrjete sociale, punonjëse e shtëpisë së pleqve ‘Orenda’ në Pejë, mban duart e të moshuarës dhe e godet me shuplakë disa herë. Shihen dy gra tjera në video dhe një tjetër duke filmuar – që dëgjohet duke qeshur me zë ndërsa koleget e saja sulmojnë të moshuarën”, ka shkruar “Daily Mail”.

Policia e Kosovës reagoi menjëherë pas publikimit të videos duke arrestuar tri të dyshuara, ndërsa ka pasur reagime edhe nga krerët e shtetit.

Ndërkohë familjarët të mërkurën pasdite e tërhoqën gruan e moshuar nga shtëpia e pleqve.

Ndërkohë në rrjete sociale videoja është shpërndarë edhe nga disa serbë, të cilët kanë propaganduar duke thënë se “një infermiere në Pejë po e sulmon një grua të moshuar serbe në shtëpi të pleqve”.

By admin

Related Post