Britania vendos sanksione ndaj Milan Radoiçiqit e Zvonko Veselinoviqit


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Britania e Madhe, vendosi sanksione për Zvonko Veselinoviqin, Milan Radoiçiqin dhe Slobodan Teshiqin.

Milan Radojçiq, një biznesmen nga industria e ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe, thuhet se “ka përfituar nga përvetësimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të tij të ndërtimit”.

“Zvonko Veselinoviq, biznesmen në industrinë e ndërtimit në Kosovë, shfrytëzon kontratat publike për të përvetësuar fondet shtetërore”, thuhet në shpjegim.

“Slobodan Teshiq, një tregtar i njohur armësh nga Serbia, akuzohet për ryshfet ndaj kryeprokurorit të shtetit të një vendi tjetër”, thuhet në shpjegim.

Ministri i Jashtëm, James Cleverly, njoftoi për masat e ndërmarra si pjesë e një vale të re sanksionesh që synojnë individët e korruptuar dhe ata që shkelin dhe abuzojnë me të drejtat e njeriut, si dhe autorët e dhunës seksuale në konflikte.

Kjo valë sanksionesh, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, është një kontribut për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Në paketën e sanksioneve janë individë dhe subjekte të përfshira në një gamë të gjerë aktivitetesh serioze – duke përfshirë torturimin e të burgosurve, mobilizimin e trupave për përdhunimin e civilëve dhe mizoritë sistematike.

“Këto sanksione tregojnë përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur shoqëritë e lira dhe të drejtat e njeriut të të gjithëve, kudo”, tha Qeveria britanike.    /TV Arbëria 

By admin

Related Post