Arrestohet personi i parë për grabitjen e bankes në shesh të Prishtinës

By admin Sep 1, 2023

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet N.D, lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në Bankën Kombëtare Tregtare, rreth orës 13:00. Ndërkohë, është në kërkim të personit të dytë i implikuar në këtë ngjarje.

Lajmin e ka bërë të ditur ekipi i KosovaPress. Që gjendet në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, zëdhënësja e Policisë e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti i ka thënë KosovaPress-it, se nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.
“Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, tha ajo.

Ndërkaq, edhe ekipi i Forenzikës është duke kryer hetimet rreth këtij rasti.

By admin

Related Post