Arrestohet një person nga Ferizaj kërkohej për “lëndim të lehtë trupor”

By admin Dec 7, 2022 #arrestohet #Ferizaj #Person

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Një person i kërkuar është arrestuar mbrëmjen e së martës në fshatin Balaj të Ferizajt.

“Policët e stacionit në Ferizaj, mbrëmë në ora 20:00 në fshatin Balaj të Ferizajt, deri sa ishin në zbatim të një plani operativ kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar K.K (M/K) i moshës 36 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej njëzet (20) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.     /TV Arbëria 

By admin

Related Post