Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
Ambasadorja e USAID-it: SHBA-të të përkushtuara që Kosova të zë vend meritor në institucionet euroatlantike - Philoshea

Ambasadorja e USAID-it: SHBA-të të përkushtuara që Kosova të zë vend meritor në institucionet euroatlantike


Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Ndihmës administratorja e USAID-it, Erin E. McKee ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën që të zë vendin meritor në institucionet euroatlantike. Derisa ajo shprehu mbështetjen për vendin tonë edhe në aspektin e gjyqësorit por me theks të veçantë edhe në sektorin energjetik dhe zhvillimin ekonomik.

Këto komente E. McKee i bëri pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së saj në Kosovës.

Ndihmës administratorja e USAID-it, Erin E. McKee theksoi se po i vije mirë që institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje për të rritur transparencën dhe llogaridhënien.

McKee: SHBA-të mbeten të përkushtuar ta mbështesin Kosovën të zë vend meritor në institucionet euroatlantike

“Shpresa që ata ndajnë për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përkushtimi i tyre për të ndërtuar këtë të ardhme është me të vërtetë frymëzuese, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara që t’i ndihmojnë Kosovës të zë vendin meritor në institucionet euroatlantike. Vizita ime këtu më bindi se partneriteti ynë është më i fuqishëm se kurdo herë. Qëllimi ynë mbetet që t’i mbështesim zgjidhjet e udhëhequra nga Kosova. Qeveria e SHBA-ve mbështet qeverinë e Kosovës që t’i forcoj edhe më tej partneritetet me shoqërinë civile, me sektorin privat me të rinj dhe gjithë qytetarët, ajo që me të vërtet më erdhi mirë që dëgjova është përpjekjet për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies dhe qëllimi që duke rritur transparencën dhe llogaridhënien që institucionet qeveritare do të përmbushin premtimin që ka dhënë”, u shpreh ajo.

Ndihmës administratorja e USAID-it theksoi mbështetjen për gjyqësorin, ndërsa theksoi se Kosovën do ta ndihmojnë edhe në aspektin e furnizimit të qëndrueshëm me energji.

Ajo theksoi po ashtu se do të vazhdojnë ta mbështesin zhvillimin ekonomik në Kosovës duke i pajisur të rinjtë me shkathtësi.

McKee: Ne do të vazhdojmë të japim mbështetje në zhvillimin ekonomik

“Ne do të vazhdojmë të prioritizojmë të mbështesim zhvillimin ekonomik në Kosovë t’i pajisim të rinjtë me ato shkathtësi që tu mundësojnë atyre të marrin pjesë në mënyrë më aktive në shoqëri dhe forcim të shoqërisë dhe demokracisë. Por kjo nuk mund të realizohet pa pasur një sundim të fuqishëm të ligjit i cili do t’i tërheq investimet e jashtme…përfundimisht për energjetik e ardhmja evropian e Kosovës do të varet nga një furnizim i sigurt dhe i qëndrueshëm me energji, kriza akute energjetike në Evropë e ka bërë këtë shumë të qartë. Prandaj, ne do të punojmë në partneritet me Kosovën që të diversfikojmë furnizimin me energji duke rritur investimet përfshirë edhe ato të sektori privat në energji në burime të ripërtëritshme dhe do të mbështesim po ashtu edhe tranzicionin drejt dekarbonizimit. Pra, Kosova në të ardhmen duhet të ketë një sistem energjetik sa më të sigurt dhe të qëndrueshëm”, theksoi ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se ndihma e USIAD-it për Kosovën deri më sot kap vlerën mbi 1 miliardë dollarë.

Sipas tij rritja dhe zhvillimi janë dëshmi për partneritet të fuqishëm me SHBA-të, për çka bëri thirrje për zgjerim edhe të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Kurti: Ndihma e USAID deri më sot kap vlerën mbi 1 miliardë dollarë

“Ndihma e USAID deri më sot kap vlerën mbi 1 miliardë dollarë dhe përshkon secilën fazë të historisë sonë të re si shtet dhe secilin sektor të zhvillimit të vendit tonë dhe për secilin dollarë jemi mirënjohës si popull dhe si institucione. Fushëveprimi i kësaj agjencie është shumë sektorial aty përfshihen fusha si ajo e drejtësisë, ekonomisë, demokracisë, energjisë dhe qeverisjes. Në të gjitha këto fusha vendi ynë ka shënuar përparim në këto ditë hiq më pak se 21 muaj të qeverisjes sonë.,.. Rritja përmirësimi dhe zhvillimi janë dëshmi për partneritet të fuqishëm me miqtë tanë por në të njëjtën kohë janë edhe ftesë për më tepër bashkëpunim.me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajmë vlera orientime dhe interesa të përbashkëta, me popullin amerikan ndajmë bindjet e fuqishme të përbashkëta për liri, drejtësi dhe demokracisë. Tek USAID gjejmë edhe SHBA-të si shtet edhe popullin mik amerikan, andaj le t’i zgjerojmë lidhjet dhe le ta thellojmë bashkëpunimin në shërbim të të dyja vendeve dhe dy popujve tanë”, theksoi Kurti.

Ndihmës administratorja e USAID-it, Erin E. McKee gjatë ditë së sotme është takuar edhe me presidenten e Kosovën, Vjosa Osmani.  /TV Arbëria 

By admin

Related Post