​AAK emëron Kushtrim Xhemailin zëdhënës për media

By admin Dec 1, 2022 #AAK

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot kanë mbajtur mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, ku kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend, procesin e dialogut, krizën ekonomike dhe energjetike.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Aleanca qëndron fuqishëm në pozicionin e saj në mbrojtje të interesave nacionale dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu, dëgjuam raportet organizative për gjendjen e degëve dhe mobilizimin e strukturave të Aleancës anembanë vendit. Në kuadër të riorganizimit të Departamentit për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK, sot kemi emëruar Kushtrim Xhemaili, zëdhënës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kushtrimi ka mbaruar fakultetin ekonomik, dhe është pjesë e DIMP që nga viti 2020, si dhe në mbështetje të Grupit Parlamentar të AAK-së. Kryesia e AAK-së, ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të javës së fundit në Kosovë, me dëshirën që tragjedi të tilla të mos i përjetojmë më”, ka shkruar Haradinaj.

 

By admin

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *