Warning: Undefined variable $bNFRoGqrYT in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-post-type.php on line 1

Warning: Undefined variable $yDuQYJr in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-rewrite.php on line 1

Warning: Undefined variable $axDuwXmI in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/kses.php on line 1

Warning: Undefined variable $TCWcOcJ in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-includes/class-wp-widget.php on line 1
70 për qind e rasteve të grave të vrara kryhen nga familjarët - Philoshea

70 për qind e rasteve të grave të vrara kryhen nga familjarët

By admin Dec 7, 2022 #70 #e rasteve #për qind

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Rreth 70 për qind e rasteve të grave të vrara janë kryer nga një anëtar i familjes dhe me armë zjarri. Vetëm në dy javët e fundit janë vrarë dy gra, dhunuar dy të mitur, tri gra janë dhunuar, dhe ka ndodhur një sulm i dhunshëm me bazë gjinore kundër një burri në Prizren. Kështu u tha në tryezën e organizuar nga misioni i OSBE-s në Kosovë me temën për sigurinë dhe qasjen në drejtësi për viktimat në familje.

Shefi i këtij misioni në Kosovë, Michael Davenport ka thënë se parlamenti ka bërë një hap të madh kur ka votuar Konventën e Stambollit, por koha është që ligji të finalizohet.

Davenport: Të gjithë ne jemi tmerruar nga rastet e tmerrshme të vrasjeve këtu në Prishtinë

“Mesazhi i OSBE- s gjatë kësaj fushate është që t’i japim fund tani dhe të bashkohemi për të luftuar dhunën kundër vajzave dhe grave. Dhe sot fokusi ynë është në mënyrë specifike në qasjen për drejtësi për viktimat e dhunës në familje. Të gjithë ne jemi tmerruar nga rastet e tmerrshme të vrasjeve këtu në Prishtinë gjatë javëve të kaluara. Dhe duke ju falënderuar Policisë së Kosovës, shifrave që na i kanë dhënë ata, mund të them se gjatë dy javëve të fundit në Kosovë ka qenë një vrasje e gruas, dy dhunime ndaj të miturve, tre dhunime ndaj grave, dhe një sulm i dhunshëm me bazë gjinore kundër një burri në Prizren. Të gjitha këto duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne, për të dyfishuar përpjekjet tona për të luftuar këtë fenomen dhe për të çrrënjosur dhunën në familje një herë e përgjithmonë”, ka thënë ai.

Rastet e fundit të vrasjeve të grave, siç tha Davenport, tregojnë nevojën për ngritjen e vetëdijesimit dhe nevojën thelbësore për të kundërshtuar qëndrimet diskriminuese.

Davenport: Rreth 70 për qind të vrasjes së grave janë nga një anëtar i familjes, duke përfshirë një armë të zjarrit

“Misioni i OSBE-s në Kosovë është e përkushtuar qe të mbështes partnerët tanë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, në ndërtimin e politikave, në ndërtimin e kapaciteteve dhe në këmbimin e praktikave më të mira. Dhe unë zotohem se do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët për të përmirësuar bashkëpunimin dhe komunikimin mes tyre, për të siguruar një reagim profesional dhe me qendër viktimën… Është vërejtur se edhe në rastet e fundit që kanë ndodhur në Prishtinë që posedimi i armëve të lehta dhe të vogla është në mesin e faktorëve të tjerë që shumë shpesh të dhunës kundër grave, tragjikisht duke përfunduar me vrasjen e grave. Rreth 70 për qind të vrasjes së grave janë nga një anëtar i familjes, duke përfshirë një armë të zjarrit”, ka shtuar Davenport.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se dhuna në familje po shënon rritje. Sipas tij, MPB ka ngritur kapacitetet dhe policët janë të trajnuar e certifikuar për hetimin dhe trajtimin e dhunës në familje.

Gashani: Vetëm për periudhën janar-tetor 2022 kemi 2333 viktima

“Dhuna në familje për fat të keq po pëson rritje, me ç’rast vetëm për periudhën janar-tetor 2022 kemi 2333 viktima, 1901 prej të cilëve janë gra e vajza. Ky është një realitet i hidhur që po ndodhë në vendin tonë, por është edhe kambanë alarmi se angazhimi ndërinstitucional duhet të intensifikohet, masat dhe veprimet e deritanishme nuk po mjaftojnë dhe duhet të avancojnë në mënyrë që të gjithë ne të jemi më efikas në parandalim dhe në reagim në rastet e cenimit të jetës së vajzave dhe grave tona. Në rastin e Hamide Magashit vërtetohet që ka pasur mungesë të koordinimit dhe neglizhencë në rastet me të cilat e ndjera është ballafaquar”, ka thënë Gashani.

Edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se trajtimi më i mirë për gratë është parandalimi i rasteve të dhunës.

Sallahu: Forma kryesore mbi të cilën është e nevojshme që të koncentrohemi është parandalimi i rasteve të dhunës

“Forma kryesore mbi të cilën është e nevojshme që të koncentrohemi është parandalimi i rasteve të dhunës dhe për këtë jemi të bindur që do të kenë efekt ndryshimet e fundit që kemi ndërmarrë me Kodin Penal dhe me atë Procedurës Penale, në rastet kur një person shpallet fajtor për veprën penale të dhunës në familje apo të dhunës seksuale. Këto ndryshime për personat fajtor përfshin këto masa: u ndalohet punësimi në institucione publike, kandidimi në pozita në nivel qendror dhe lokal, nuk do të zbatohen rrethanat lehtësuese për dhunuesit, trajtimi i lëndës nuk zgjat më shumë se një vit dhe emrat e dhunuesve publikohen në faqen zyrtare të KGjK-së”, tha Sallahu.

Vetëm prej fillimit të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore janë vrarë dy gra. Në të dy rastet, dyshohet se bashkëshortët e tyre ua morën jetën.    /TV Arbëria

By admin

Related Post