​Hoti: Institucionet e Kosovës të përgjigjen me kujdes, në koordinim me aelatët

By admin Dec 6, 2022

Warning: Attempt to read property "post_excerpt" on null in /home/jpdprxqzxp/philoshea.co.uk/wp-content/themes/newsair/single.php on line 84

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe njëherësh deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti tha se veprimet e dhunshme në veri të Kosovës janë të orkestruara nga Serbia.

“Fatkeqësisht, shumë qytetarë të Kosovës të komunitetit serb vazhdojnë të keqpërdoren nga Serbia për të krijuar tensione në atë pjesë të Kosovës kurdo që i nevojitet Serbisë. Jam i sigurt se ata qytetarët nuk dëshirojnë të jetojnë e t’i rrisin fëmijët në një ambient ku tensionet mund të ngritën kurdo sipas direktivave politike. “, shkroi Hoti në Facebook.

Më tej ai tha se dhuna nuk duhet toleruar, as në veri dhe askund tjetër. Megjithatë sipas tij institucionet e sigurisë të Kosovës duhet të përgjigjen me kujdes dhe vendosmëri ndaj veprimeve të dhunshme, gjithmonë në koordinim me aleatët që janë të përfshirë në çështjet e sigurisë në Kosovës.

“Me veprime të koordinuara duhet të parandalohet tensionimi i gjendjes në atë pjesë të vendit, sepse nuk i konvenon shtetit të Kosovës dhe as komunitetit serb në ato komuna. Një gjendje e tensionuar atje i konvenon vetëm Serbisë.”, përfundoi ai.

 

By admin

Related Post